Diego Kosta ka vendosur të ardhmen, gazetari spanjoll zbulon destinacionin: Do shkojë në Milano

Diego Kosta me sa duket nuk do të vazhdojë më gjatë te Atletiko e Madridit. Sulmuesi ka ende një vit në kontratë, por ka vendosur që të ndahet që këtë verë me skuadrën spanjolle. Është gazetari i “Cadena Cope“, Huan Gato, ai i cili zbulon edhe destinacionin e radhës të Kostas.

Sipas tij, vetë lojtari u ka rrëfyer miqve të ngushtë pas eliminimit nga Leipzig në Champions League se do të shokë në Milano. Mirpo pa zbuluar kështu se në cilën skuadër, Inter apo Milan, duke lënë një enigmë ende të pazbardhur. Por nëse marrim parasysh të shkuarën, Diego Kosta dhe Antonio Konte nuk janë ndarë aspak mirë pas bashkëpunimit te Çelsi, teksa lojtari spanjoll nuk është kursyer me fjalët e tij për trajnerin e Interit.

Një fakt ky që e largon dis inga zikaltrit dhe e sjell më pranë Milanit, të cilët kërkojnë një tjetër sulmues, duke qenë se në majën e këtij reparti është vetëm një 39-vjeçar si Ibra, që i vetëm nuk mund të mbajë dot gjithë peshën e sezonit. Megjithatë në futboll gjithmonë ka të papritura./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *