Goli, për të, nuk është një problem: ka shënuar 25 në 41 ndeshje, me tripletën e Beneventos që ëhstë festa e fundit në kohë. Vetëm që Paulo Dibala ka zhgënjyer atëherë kur pritej kthesa apo prekja prej kampioni. Juventus-Napoli, ndeshja titull ka parë argjentinasin që të relaksohet dhe të mos bëhet i rrezikshëm për asnjë moment.
Aq sa Alegri vendosi që ta zvëndësonte pas pushimit, pasi kërkonte dikë më të freskët dhe që të mbante peshën e kësaj sfide. Sigurisht, në Krotone mori më shumë se një goditje, por fakti që zbriti në fushë titullar do të thotë se ishte mirë.
Dhe në këtë pikë, dilema e “Dibala po, Dibala jo” sjell në dritë një cështje të madhe taktike: vendose te 4-3-3, apo te 4-2-3-1 si fantazist qendror pas Higuainit, por vazhdon të ketë pikëpyetje se ku ai duhet të qëndrojë, ose ku ndodhet më mirë. Mungesa e Dibalasë në Madrid tregoi se pa të, Juventusi është më i çliruar taktikisht dhe jo i bllokuar, teksa juventinët vazhdojnë të theksojnë se presin më shumë nga ai.