“Diarre dhe të vjella”! Lojtarët e Vllaznisë u helmuan nga ushqimi në Qipro, ishin të pafuqishëm

Përpara ndeshjes mes AEL Limasol dhe Vllaznisë ka qarkulluar lajmi në mediat shqiptare se futbollistët e ekipit shkodran janë helmuar nga ushqimi. Problemet ishin shfaqur te disa prej lojtarëve që kanë pasur probleme me stomakun.

Disa prej tyre kishin diarre dhe të vjella, duke qenë të pafuqishëm. Nuk ishte kjo panorama më e mirë që mund t’i ofrohej Brdariç para ndeshjes, megjithëse nuk zgjodhi që të ankohej por e vazhdoi përballjen për të mbetur ende në lojë rreth kualifikimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *