Diarra në Paris, por në Moskë presin 10 milionë eurot dëmshpërblim!

Historia e mesfushorit francez, që ka ndryshuar shumë fanella. Nga Al Zhazira, në Paris: “Jam në shtëpi tani, PSG është gjithçka për mua”. Lokomotiv fitoi gjyqin në CAS dhe nuk e fal

PSG ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me mesfushorin Lasana Diara. Kontrata e tij është valide për një vit e gjysmë, deri më 30 qershor të vitit 2019. Gjatë karrierës së tij mesfushori ka veshur fanellën e klubeve si Çelsi dhe Real Madridi, por ai ka pasur edhe aventura të tjera… Las ishte edhe pjesë e Francës në dy kampionate evropiane, duke u shfaqur si futbollist kyç. “Jam tepër i lumtur që më në fund do të bashkohem me klubin e qytetit të lindjes”, tha Diarra. “PSG për mua është shumëçka, një ëndërr që shumë kush e pret. Jam me fat që do të jem në gjendje ta realizojë ëndrrën dhe të luaj në “Parc des Princes” me fanellën e PSG-së”, ka thënë francezi në prezantim. Ai do ta bartë fanellën me numrin 19.

Risultati immagini per diarra real madrid

Presidenti Nasser Al-Khelaïfi i ka uruar mirëseardhje transferimit më të ri të klubit. Ai së fundmi ishte pjesë e Al Xhaziras. Ndërkohë, historia e Las Diarra është disi e çuditshme, për faktin se në sezonin 2013-2014 u transferua te Lokomotiv Moska, duke luajtur 17 ndeshje në kampionat dhe shënuar një gol. Ai fillimisht shkoi te Anzhi për 5 mln euro, më pas në Moskë e blenë për 12 mln euro, duke i dhënë rrogë 6 mln në sezon. Por, në fund të vitit ai u largua dhe Lokomotiv e paditi në FIFA, teksa CAS më pas i dha të drejtë klubit rus, duke e detyruar kështu mesfushorin që të paguajë 6,8 mln sterlina, ose ndryshe 10 mln euro, që deri tani nuk janë paguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online