Dhunë në Kroaci, tifozët e Hajdukut sulmojnë futbollistët

Një futbollist i Hajdukut të Splitit mori plagë serioze në fytyrë, pasi ai dhe disa shokë skuadre u sulmuan nga një grup tifozësh të Hajdukut.

Sulmuesi hungarez Marko Futacs u godit në fytyrë, gjatë incidentit pas ndeshjes së humbur 2-1 kundër Dinamos së Zagrebit, një derbi i egër, që tifozët kërkonin ta fitonin me çdo kusht, pasi në lojë ishte rivaliteti i egër, por edhe kreu i renditjes.

Grupimi ultras Torcida njihet për trazirat që shkakton në stadiume dhe pjesëtarë të grupimit ofenduan sulmuesin me origjinë ganeze Marko Futacs, ndërsa më pas nisi përleshja, kur ndërhynë lojtarët e tjerë, mes të cilëve edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Hysen Memolla.

Hajduku ka dënuar dhunën dhe ka bërë thirrje që policia të identifikojë përgjegjësit, ndërkohë që zëdhënësi i Torcidas, Damir Grujiç, ka shprehur keqardhje për ngjarjen, që sipas tij nuk ishte e planifikuar. Hajduku e ka fituar titullin për herë të fundit në vitin 2005 dhe që atëherë ka parë dominimin e Dinamos, ndërkohë që në elitë është futur edhe Rijeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *