Dhunë ndaj punonjësit të FSHF-së!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lagjet më popullore dhe të vjetër të Tiranës, ku i dhunuari ka qenë punonjësi i FSHF-së, Genci Ruçi, prej vitesh pjesë e institucionit të futbollit në vend, me rolin shofer. Ruçi ka qenë duke shkuar në banesën e tij, teksa një grup të rinjsh e kanë goditur me gurë dhe levë në kokë. Punonjësi i administratës së FSHF-së ka qëndruar i shtrirë në tokë për disa minuta, derisa ka mbërritur autoambulanca.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe përtej hematomave dhe plagëve, është në një gjendje të stabilizuar, ndërsa dje ai e ka kaluar natën në spital, bashkë me familjarët. Ruçit i kanë bërë vizitë edhe drejtuesit e FSHF-së, teksa policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka shpallur në kërkim personat në fjalë, që njihen si përdorues të lëndëve narkotike. Personat në fjalë konsumonin drogë në ambientet e pallatit ku banon punonjësi i FSHF-së, duke shqetësuar banorët, që shpesh kanë lajmëruar edhe policinë. Pikërisht kjo i ka indinjuar më shumë ata, që kanë nxjerrë inatin ndaj Ruçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *