PSG-ja do të duhet të tentojë kualifikimin kundër Dortmundit pa praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit, ndërsa një mungesë edhe më e rëndësishme në një ndeshje delikate si ajo e nesërmja do të jetë ajo e Mbappe-së. Ky i fundit nuk do të jetë pjesë e skuadrës teksa temperatura e lartë ia kamohuar një gjë të tillë.
Ndërkohë në Paris janë të shqetësuar për gjendjen e yllit francez dhe “L’Equipe” raporton se Mbappe i është nënshtuar edhe analizave për koronavirus. Ndërkohë përgjigja e e këtyre të fundit pritet të dalë mbrëmjen e nesërme, ndërsa frika për një infektim të mundshëm ka mbërthyer PSG-në dhe vetë lojtarin, që do të ishte kështu i pari futbollist i prekur nga ky virus që është përhapur me shpejtësi të madhe./Sport Ekspres/