“Dhe thonë qe lojtarët janë injorantë”! Historia e rrallë e Borinit, nuk e lënë të japi provimin: Dua të diplomohem

Zakonisht studimet dhe futbolli nuk shkojnë paralel me njëri-tjetrin, teksa shumica e lojtarëve nuk i kanë pasur marrëdhëniet të mira me shkollën. Por ky nuk është rasti i Fabio Borinit. Sulmuesi Italian vjen me një histori të rrallë, pasi dëshiron të diplomohet. Megjithatë për të arritur një gjë të tillë nuk është aspak e lehtë, sepse fillimisht pandemia dhe më pas kalendari i ngjeshur në Serie A nuk e kanë lënë të japë provimin. Për këtë arsye Borini kërkon të japë testimin dhe të marrë më pas diplomën, teksa synimet pasi të mbyllë karrierën e tij si futbollist është të bëhet një arkitekt.

“Dhe thonë që futbollistët janë injorantë! Po provoj gjithçka për të marrë një diplomë. Studiova shumë, por nuk më lënë të jap provimin. Rrezikoj të ngel një vit. Në fillim Kovidi, pastaj kampionati çdo 3 ditë dhe tani shkolla është e mbyllur për pushime.

Gjatë karantinës kam studiuar për të përfunduar shkollën e mesme për gjeometri. Dua diplomën time, sepse kur të ndaloj së luajturi futboll kam ëndërr të hyj në Universitet për Arkitekturë. Ideja ime është të dizenjoj qendra stërvitore për futboll që janë funksionale për stafin, lojtarin dhe klubet”, thotë Borini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *