“Dhe në fund, qershia mbi tortë…“, Hoxha ironizon tifozin nga protesta: Edhe do të largojë Bashën, edhe mban fanellën e Partizanit

Protesta e sotme në zyrat e selisë së Partisë Demokratike ka pasur edhe ngjyra futbolli. Një prej personave që kishte ardhur në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha shihet të mbajë veshur fanellën e Tiranës, ndërsa në dorën e tij mban atë të rivalëve të përjetshëm, Partizanit. Një pamje e tij është shpërndarë edhe nga gazetari i mirënjohur, Artan Hoxha, i cili nuk ka nguruar të ironizojë në rrjetet sociale.

“Dhe në fund, qershia mbi tortë… Këtë “përmbaruesin e lirisë”, që kërkon të hyjë në zyrën e Bashës, duke kërcyer vallen e shqipeve mbi shkallë, e paska “trajtuar ca kohë edhe Tirona”. Një gjë nuk e kuptoj, edhe ka ardhur per ta larguar Bashën nga zyra, edhe mban bluzen e kuqe të rivalëve të Partizanit në dorë. Këtij i them inat unë, jo shaka…”, shkruan Artan Hoxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *