Dha dorëheqjen me rekordin fantastik nga pas, Khabib i befason të gjithë me një postim në rrjetet sociale

Khabib Nurmagomedov hoqi dorë nga MMA në kulmin e karrierës dhe në një moshë relativisht të re. Rusi nga rajoni i Dagestanit është vetëm 32 vjeç dhe ka një rekord fantastik 29-0 (13-0 në UFC). Edhe pse pranoi se vendimmarrja për pensionimin nuk ishte aspak e lehtë, Khabib deklaroi se i kishte dhënë fjalën mamasë së tij se nuk do të ndeshej më dhe nuk mund ta thyente këtë premtim. Kur dukej se divizioni i peshave të lehta (Lightweight) do të kishte një kampion të ri, menaxheri i Khabib tërhoqi vëmendjen e medias dhe mbështetëve të sportit të MMA me një status në “Twitter”.

“30-0” shkruhej në këtë postim, çka nënkupton se Khabib ka vendosur te rikthehet të paktën dhe për një sfidë, për të plotësuar dëshirën e babait të tij që nuk jeton më. Abdulmanap Nurmagomedov dëshirontë nga djali i tij të hiqte dorë nga MMA kur të arrinte 30 fitore brenda kafazit. Në 23 Janar, Conor Mcgregor rikthehet në oktagon përballë Dustin Poirier dhe fituesi me shumë mundësi do të jetë pretendi kryesor për titull. Kjo i jep një shans mjaft të madh irlandezit të kërkojë hakmarrjen ndaj rivalit të tij kryesor, Khabib Nurmagomedov, ndaj të cilit humbi në datën e 6 tetorit të 2018./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *