Devolli prezantohet në Kosovë, mision Superliga

Bledar Devolli është zyrtarisht trajneri i ri i KEK-ut dhe është prezantuar sot në stadiumin ‘Agron Rama’ në Kastriot. Ish-futbollisti i njohur, i cili vitet e fundit ka pasur disa eksperienca si trajner në Shqipëri, tashmë shkon në Kosovë dhe ka një marrëveshje me një klub ambicioz, që kryeson Ligën e Parë me 39 pikë në 17 ndeshje. Kur kanë mbetur 13 javë deri në mbyllje, KEK duhet të administrojë 5 pikë avantazh nga Vushtrria e KF Ballkani.

Devolli pati meritë të madhe në ndërtimin e Kamzës që u ngjit në Superiore në fund të sezonit të shkuar,  ndërsa tani bashkohet me koloninë e trajnerëve shqiptarë që kanë kaluar në krahun tjetër të Shqipërisë, sepse në Superligën e Kosovës punojnë edhe Bledi Shkëmbi, Mirel Josa të Prishtina e Gugash Magani të Trepça ’89.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online