Nga Klaudio Ndreca
Një ndeshje e nxehtë ishte parashikuar ajo mes Milanit dhe Romës, atje ku do të përballeshin dy ekipet më të mira të momentit në Seria A që vinin nga një seri rezultatesh pozitive. Pritshmëritë u përmbushën dhe nuk kishte aspak zhgënjim pasi përballja do të mbyllej mes spektaklit në shifrat 3-3.
Kjo përballje ishte kthyer edhe në një duel direkt mes Ibrahimoviç dhe Dzekos. Për këtë arsye sulmuesi i Romës e vuante dyfish avantazhin e kuqezinjëve me ndeshjen që u mendua se do të mbyllej në favorin e tyre.
Megjithatë në minutën e 84 ishte Marash Kumbulla që e dërgoi topin në rrjetë për të vendosur kështu takimin. Një detaj i veçantë ishte se menjëherë pas golit ulërimat e Dzekos mbizotëruan në fushë dhe ishte lojtari që festoi më tepër në atë moment, madje edhe më tepër sesa vetë autori i golit. /Sport Ekspres/
La celebración de Dzeko en el gol de Kumbulla. Nada más que decir. Las imágenes hablan por sí solas.
— David (@davicito_RC) October 26, 2020