Në Shqipëri ëshë zbuluar rasti i parë i një lojtari të infektuar me Koronavirus. Bëhet fjalë për një pjesëtar të klubit të Bylisit, që ka dalë pozitiv vetëm 24 orë përpara rinisjes së Superiores.
“Top Channel” raporton se rasti i përket Eridion Qardakut. Pra është ky futbollisti që e ka marrë pandeminë në Shkodër, pas udhëtimit që ka kryer në këtë qytet. Por nga ana tjetër sulmuesi në fjalë ka luajtur edhe në ndeshjen miqësore ndaj Apolonisë të përfunduar në shifrat 0-3.
Kjo rrit vëmendjen dhe kujdesin edhe nga krahu i Apolonisë që duhet të bëj një kontroll të lojtarëve, megjithëse fuqia e virusit ka rënë ndjeshëm dhe nuk pritet që situata të dalë nga kontrolli. Nga ana tjetër duhet të theksohet se Qardaku nuk ka qenë pjesë e festës së datëlindjes të para dy ditëve, ku te Bylisit kishte tortë dhe të gjithë lojtarët darkuan për të festuar për Donald Mëllugjën. /Sport Ekspres/