Dështoi te Kukësi, gjiganti i sulmit provon fatin në Itali

Kukësi bëri disa afrime në janar, ndërkohë që vetëm një lëvizje u krye për repartin e avantazhuar. Ish-trajneri Peter Pakult priste nga drejtuesit alternativa për ofensivën, pasi Elis Bakaj u shit në Bjellorusi te Shahtar Soligorski.

Amido Balde ishte lojtari që u afrua te verilindorët, por periudha e fundit për gjigantin e sulmit nuk ishte më e mira. Në të shkuarën ai ka arritur të aktivohet edhe me Sëlltikun në Skoci. Gjithsesi në Superiore nuk la ndonjë shenjë.

Sulmuesi 27-vjeçar u aktivizua në tetë ndeshje (2 titullar) dhe shënoi dy gola, ndërkohë që me përfundimin e kampionatit u largua. Tanimë ai po kërkon të luajë në Itali dhe bëhet me dije se momentalisht po testohet te Katanzaro, klub që garon në Serinë C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *