Dështoi në aventurën e stolit të Shqipërisë, Panuçi rikthehet si trajner dhe zbulohen ekipet

Sezoni i ardhshëm pritet ta gjejë Kristian Panuçin sërish në krye të pankinës. Karriera si trajner për të është shumë larg të shkuarës si futbollist, teksa 3 aventurat e para nuk kanë rezultuar aspak të suksesshme. Fillimisht te Livorno në Serie B dhe më pas zgjati vetëm një muaj në stolin e Ternanas për shkak të problemeve me presidentin e klubit. Një dështim do të rezultonte edhe ajo eksperiencë në krye të kombëtares kuqezi, ku nuk arriti të bindte aspak me atë çfarë ekipi po dhuronte në fushën e lojës, duke mos lënë alternativë tjetër veç shkarkimit nga detyra e tij.

Por megjithatë shanset për të do të vijnë sërish dhe do të jetë përsëri Serie B ajo që mund t’i urojë mirëseardhjen. Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Venecia dhe Peruxhia janë dy mundësi që qendrojnë përpara Panuçit. Ky i fundit ndërkohë ka pranuar në një intervistë të dhënë më parë se në tryezën e tij qendrojnë 6 oferta, por i duhet të zgjedhë me kujdes, pasi dëshiron diçka që ta bindë. Gjithsesi një rikthim aty ku e nisi karrierën e tij si trajner, në Serinë B që i ka hapur tashmë dyert për të, është skenari më real dhe njëra prej Venecia apo Peruxhias me shumë gjasa do të jetë e ardhmja e tij. Kështu, ish-tajneri i Kombëtares kuqezi do të përpiqet të shfrytëzojë mundësinë dhe të japë më të mirën e tij e të shpresojë që të ecë në hapat që ndjekur si futbollist në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online