Dështimi i madh i Skënderbeut, mbetet sërish… dështim!

E mbani mend sulmuesin e afruar me bujë te Skënderbeu, Martin Nesporin? Çeku u huazua nga korçarët në verën e vitit të kaluar për të qenë një lider në kampin e kampionëve të vendit, por rezultoi një lëvizje e gabuar. Rrogë e lartë, por produktivitet zero. Vetëm 11 minuta luajti në Superiore dhe u largua pa lënë gjurmë, pasi Skënderbeu e ktheu te ekipi që kishte në pronësi kartonin e tij, Zaglebie Lubin në Poloni.

28-vjeçari nuk gjeti paqe as në kampionatin polak, pasi nuk la gjurmë. Çeku kishte probleme dhe me karakterin e tij të vështirë, pasi pati përplasje me klubin e Zaglebies. Më 24 qershor, klubi polak e përjashtoi për sjellje antisportive duke mos e përfshirë në listën e fazës përgatitore, ndërsa në fund të muajit i prishi kontratën duke e lënë të lirë.

Nespori bën një hap mbrapa dhe rikthehet në kampionatin çek të futbollit. Ai nënshkroi me ekipin e Sigma Olomuc duke shpresur të rigjejë formën dhe besimin e munguar. Nespori nuk ka gjetur stabilitet në 3 vitet e fundit, pasi ka patur vetëm eksperienca të dështuara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *