Dështimet dhe një qetësi që nuk po gjendet, Eros Grezdën e ulin në stol edhe te Osijeku

Pas eksperiencës së dështuar në Skoci, ku nuk gjeti hapësira në radhët e klubit të Rangers, Eros Grezda u rikthye edhe një herë në vendin ku u bë i njohur. Sulmuesi shqiptar u kthye sërish te Osijek në elitën e Kroacisë. Me ekipin kroat e nisi menjëherë titullar, duke bërë të mendohej se do të arrinte sërsih fomën e tij.

Por në 5 takime të nisura nga minuta e parë Grezda nuk ka arritur të gjejë dot rrjetëm. Të vetmen herë që e ka bërë një gjë të tillë i përkiste një ndeshjeje miqësore. Mungesa e golit duket se ka bërë të vetën, teksa trajneri i Osijek ka rezervuar stolin për lojtarin kuqezi në transfertën e sotme me Istrën. Kjo është hera e parë që sulmuesi shqiptar e nis ndeshjen nga stoli për klubin kroat që nga mbërritja në merkaton e dimrit, duke u përballur kështu me kujtimet e hidhura të së shkuarës te Ranges, ku stoli ishte diçka që e shoqëroi përgjatë asaj eksperience./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *