Dëshmia e Tartarit: Më rrahën në sy të policëve

Arbitri anësor Ilir Tartari e pësoi më keq nga të gjithë të shtunën e shkuar. Policia do të kontrollojë edhe kamerat e sigurisë

Ilir Tartari ka bërë kallëzim penal pas ndeshjes mes Flamurtarit e Vllaznisë, ku ka deklaruar se është goditur në sy të policëve, ndërkohë që sipas tij Sinan Idrizi ka kërcënuar efektivët e rendit brenda ambienteve të stadiumit. “Sipas procedurës, pas takimit kam shkuar në vendin tim në mes të korridorit. Në këtë moment shfaqet presidenti i Flamurtarit, i cili hyn pas meje nga dera kryesore kërcënon që policia të mos bëjë asnjë veprim mbrojtës ndaj nesh. Në këtë moment vjen dhe më godet në fytyrë një person, i cili ishte i shoqëruar nga Sinan Idrizi. U krijua rrëmujë dhe për t’u mbrojtur shkova në dhomën e arbitrave. Pa hapur derën, një tjetër person më godet me grusht, duke më çarë vetullën mbi syrin e djathtë. Ishte edhe Sinan Idrizi te dera, i cili tentoi të më qëllojë me shkelm, por nuk ia doli. Pas kësaj më shau e ofendoi. Unë kërkoj që personat që më goditën për shkak të detyrës sime si arbitër ndërkombëtar të ndiqen ligjërisht”.

One thought on “Dëshmia e Tartarit: Më rrahën në sy të policëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *