Dëshiron të luajë në Champions me Seville-n, Suso me kritika për Milanin: Nuk dinë të ndërtojnë

Suso la Milanin në fund të muajit janar për tu rikthyer në vendlindjen e tij, ku deri në merkaton e verës do të mbajë veshur fanellën e Sevilles. Këta të fundit kanë të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit nga Milani dhe me sa duket kjo është edhe dëshira e vetë Susos. Sulmuesi spanjoll nuk po kalonte një sezon të mirë këtë vit me kuqezinjtë dhe shpesh herë ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve për performancën e tij në fushë.

Megjithëse në atë kohë shprehej se e donte klubin e Milanit dhe bënte më të mirën për ta, një tjetër mendim ka tani. Në një intervistë për “AS” Suso tregon se dëshiron qendrimin te Seville, me të cilët kërkon të luajë në Champions. Gjithashtu nuk ka ngurruar të hedhë shigjeta për klubin Italian, teksa shprehet se është e vështirë të krijohet diçka me strategjinë që Milani ka zbatuar përgjatë këtyre viteve.

“Gjatë periudhës sime te Milani kanë qenë 3 presidentë, trajnë të ndryshëm dhe me dhjetra lojtarë. Në këto kushte është e vështirë të ndërtosh diçka të qendrueshme. Çdo vit, kur fillon, gjithçka është gjithmonë ndryshe. E ardhmja? Shpresoj të luaj në Champions League dhe të fitoj diçka me fanellën e Sevilles. Shpresoj të qendroj dhe me punë, passion e intensitet mund të mbushim boshllëkun me emrat e mëdhenj”, ka thënë Suso./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online