Dëshira e madhe e Shqipërisë zbatohet në Poloni, mendojnë edhe për futboll me tifozë pas hapjes

Dëshira më e madhe e Superiores po merr jetë në Poloni. FSHF-ja bëri kërkesë zyrtare për të nisur stërvitjet në 4 maj dhe në fund të muajit të ishin gati për të rifilluar edhe njëherë tjetër kampionatin e lënë përgjysmë. Në Shqipëri ende nuk ka ardhur një përgjigje nga institucionet qeveritare në lidhje me këtë çështje, por në Poloni duket se e kanë vendosur. Kryeministri Mateusz Morawiecki dha dritën jeshile që klubet e Ekstraklasa të zbresin në fushë në grupe me nga 6 lojtarë duke nisur që nga 4 maji. Më pas në fund të atij muaji mund të fillojë edhe kampionati, i cili fillimisht do të jetë pa tifozë. Por plani i qeverisë polake përbëhet nga 4 faza, ku në atë të fundit mendohet edhe hapja e dyerve të stadiumeve për tifozët.

“Mund të stërviteni tani, kjo fazë është lënë pas. Në fazën e dytë, që nga 4 maji, do të happen fushat, ku do të lejohen të qendrojnë 6 persona. Në fazë ne tretë, klasat e shkollave dhe i hapësirave të tjera do të hapen, gjithashtu me nga 6 persona. Faza e katërt është hapja e hapësiarave si pishinat, palestrat, sallat e boëling etj. Vendimet për të lëvizur në fazën tjetër varen nga gjendja e ekonomisë dhe disponueshmëria në spitale. Ka shpresë se pas fazës së katërt do të kthehen ndeshjet me tifozë. Futbolli gjithsesi do të vijë më shpejt. Ne këmi një plan strikt. Lojtarët mund të kthehen në fushë në fund të majit, pa praninë e publikut. Ndërkohë në fillim të majit do të jenë të lirë të rikthehen në stërvitje”, ka deklaruar kryeministri i Polonisë, Morawiecki./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online