Deshampi e la jashtë listës së Francës, Mbapeja nuk dëshiron të luajë më për Kombëtaren

Kilian Mbape po kalon një periudhë të vështirë te Reali i Madridit, ku nuk po përshtatet dot me skemën e Ançelotit si numër “9”-sh. Si për të mos mjaftuar forma e tij te klubi madrilen, sulmuesi francez ka marrë një lajm të hidhur nga Dider Deshampi.

Ky i fundit mori një vendim të guximshëm për të lënë jashtë listës kapitenin e skuadrës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Italisë dhe Izraelit. Gazetari Romain Molina raporton se Mbapeja nuk e ka pritur mirë këtë verdikt. Sipas tij, sulmuesi i Realit të Madrdit ka vendosur të mos luajë më për Kombëtaren e tij pas kësaj situate që ndodhi./Sport Ekspres/