Mesfushori francez Adrien Rabio i ka shkruar një e-mail trajnerit të Francës Didjë Deshamp, duke i komunikuar që nuk pranon të jetë një ndër alternativat “në pritje” e Francës për në Kupën e Botës
23-vjeçari ishte në listën prej 11 lojtarësh të konsideruar “rezerva” nga Deshamp, i cili e ka shpallur tashmë listën prej 23 lojtarësh që do të shkojë në Botëror.
Edhe para dy vitesh Rabio ishte te rezervat, duke u stërvitur me kombëtaren deri pak ditë para Europianit, sepse mund të kishte dëmtime në ekipin e parë.
Megjithatë, këtë vit Franca ka bërë të ditur se “rezervat” do të qëndrojnë në shtëpi, në pritje të ndonjë njoftimi nëse ka dëmtime në ekipin kombëtar.
Këtë gjë Rabio nuk e ka kapërdirë, duke hequr dorë nga kombëtarja, edhe pse i vetëdijshëm se është një zgjedhje që mund ta djegë përfundimisht në kombëtare.
Të enjten e shkuar, Deshamp deklaroi: “Paraqitjet e Adrienin me kombëtaren franceze nuk janë aspak në nivelin e atyre te PSG”.