Tirana-Partizani do të shtojë emocionet e Superiores në këtë fazë të fundit të kampionatit. Sipas të gjitha gjasave, fituesi i kësaj përballje do të fitojë edhe titullin kampion. Megjithatë Kolela e mendon më ndryshe situatën pasi sipas tij nëse Partizani do të shkojë te fitorja, do të ketë ende rrugë përpara për titullin, ndryshe nga rasti i fitores së Tiranës.
“Matematika nuk na lejon që të vendoset por ka edhe ndeshje të tjera. Sa i përket titullit, kjo ndeshje vendos nëse ne humbasim. Është matematikë e thjeshtë. E them se nëse fitojmë, kemi edhe ndeshje të tjera sepse diferenca shkon vetëm 1 pikë.
Nuk e di si do të rreshtohet Tirana në fushë. Secili ne përgatit në mënyrën e tij por janë ndeshje të rëndësishme në aspektin e motivimit dhe duhet përgatitur ndeshja me skema por për 5 minuta gjithçka mund të ndryshojë. Skuadrat kanë idetë e tyre por gjatë lojës mund të ketë ndryshime”, tha Kolela. /Sport Ekspres/