Derbi para kohe/ Mbyllet ndeshja mes Tirana-Partizani, u luajt në Kategorinë e Dytë

Derbi i kryeqytetit ka nisur të luhet përpara kohe, por këtë herë në Kategorinë e Dytë. Në fundjavë “Air Albania” do të hapë dyert për përballjen mes Partizanit dhe Tiranës, ndërsa ditën e sotme ekipet B të këtyre klubeve kanë luajtur aktin e parë. Një ndeshje nga ku askush nuk ka dalë fitues, pasi gjithçka është mbyllur në barazim 1-1.

Të parët që do të gjenin golin do të ishin “demat e kuq”, që në minutën e 34-t do të kalonin në avantazh falë golit të Melanit. Megjithatë bardheblutë janë kundërpërgjigjur në pjesën e dytë të takimit, kur Beshiraj tund rrjetër dhe vendos baraspeshën në të 64-tën. Një ndeshje e ndarë në paqe kjo që përkthehet në 1 pikë për secilin ekip, duke i lënë rrugën e lirë ekipive të para, që premtojnë të falin spektakël dhe emocione të mëdha fundjavën e ardhshme./Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *