Pas ndryshimit në drejtimin e programit “Tiki Taka”, ku Vanda Nara i rrëmbeu vendin Melisa Sata-s, tashmë dy bukuroshet kanë një tjetër “përplasje”. Një problem i ri ka lindur ndërmjet bashkëshortes së kapitenit të Interit, Mauro Ikardi dhe bashkëshortes së ish-mesfushorit të Milanit, aktualisht pjesë e Sasuolos, Kevin Prince Boateng.
Sipas revistës “Novella 2000”, tani problemi nuk lidhet me karrierën televizive, por me çështje shtëpiake. Pishina e apartamentit të çiftit Ikardi-Nara ka patur rrjedhje, të cilat kanë bërë që uji të zbresë në apartamentin që ndodhet poshtë tyre.
Por, ku shkoi uji i pishinës? Natyrisht në apartamentin në pronësi të Melisa Sata-s dhe Boateng. Megjithatë, gjithçka u zgjidh, edhe pse në marrëdhënien ndërmjet dy bukurosheve ka shumë ule dhe ngritje.