Derbi i zjarrtë i Gjilanit, Mezani e nisi me 9 lojtarë që kanë qenë në Superiore

Një tjetër derbi i zjarrtë është duke u zhvilluar në trevën shqiptare, por më saktësisht në Kosovë. Flitet për një përballje mes Gjilanit dhe Dritës, në një stadium që është i stërmbushur.

Ndeshje kjo e cila gjen si protagonist edhe trajnerin Gentian Mezani, që drejton Gjilanin. Në formacionin zyrtar dhe që është hedhur nga minuta e parë, 9 prej tyre, kanë qenë pjesë e Superiores. Pikërisht ata futbollistë që trajneri shqiptar i ka parë më nga afër në Superiore dhe i njeh mirë cilësitë e tyre.

Kështu, si titullar është aktivizuar Rapa, Veliu, Ferreira, Frashëri, Jonuzi, Useini, Progni, Greca dhe Bushic. Përjashtim këtu ka bërë vetëm portieri dhe kapiteni i ekipit, që kurrsesi nuk mund të prekej, Ylber Ramadani. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online