Derbi i Superiores ndizet edhe në Europian, Trevisa Tufa i kthehet Bledian Kokës: Je tifoz i Tiranës dhe Milanit, si e shan të kuqen?

Në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” është folur për Europianin që po zhvillohet, me ndeshjet çerekfinaliste që nisin në ditën e nesërme. Si do të shkojë fati i tyre? Mbetet që të shihet! Ndërkohë e ftuar në studio ishte edhe gazetarja Trevisa Tufa që la përshtypjen e saj mbi panoramën e ofruar deri tani.

“Është një kampionati i surprizave dhe i bukur. Janë dobësuar pak skuadrat e mëdha dhe janë rritur këto që cilësohet si më të vogëlat si në rastin e Zvicrës. Megjithatë kemi edhe Kombëtare si Anglia dhe Italia që mund të shkojnë në finale. Mbape? Nuk mund ta kritikojmë se është vetëm 20-vjeç. Unë do të cilësoja Pesinën që erdhi nga pushimet dhe po shënon me Italinë”, ka thënë Trevisa.

Por edhe pse jemi në kohën e Europianit nuk kanë munguar ngacmimet në studio për derbin e Superiores, Tirana-Partizani. Pasi Sulçe ka vënë në qendër të vëmendjes tatuazhin e Trevisës me stemën e Juventusit, Bledian Koka lëshoi batutën thumbuese: “Zgjedhjen e Juventusit e kuptoj, por te Partizanit nuk e kuptoj”.

Kaq ka mjaftuar që Tufa si një tifoze e Partizanit t’i kthehej: “Nuk e kuptoj as un zgjedhjen e Kokës. Këtej është me Tiranën në Shqipëri dhe pastaj me Milanin në Itali që ka fanellën e kuqe. Si ia bëni pastaj kur duhet ta shani ngjyrën e kuqe?”, pyeti Trevisa. Por për ta përmbyllur këtë diskutim Koka doli me finesë:  “Të kuqen flak në e shajmë, po kuq e zi është si Kombëtarja jonë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *