Galatasarai dhe Fenerbaçe janë përballur në ditën e sotme, në derbin e nxehtë të Turqisë. Në një stadium të stërmbushur dhe që buçiste nga brohorimat, nuk kishte fitues. Ndeshja u mbyll në barazimin pa gola, por aq shumë sa tifozët, është dëgjuar edhe bilbili i arbitrit.
Shumë faulla të dhëna, por edhe zemërgjerësi të kryesorit të takimit, që mund ta kishte nxjerrë kartonin e kuq në dy raste gjatë 90 minutave. Gjithsesi, e veçantë është se këtë herë ka qenë protagonist edhe një lojtar shqiptar.
Bëhet fjalë për sulmuesi Vedat Muriqi, megjithëse ky i fundit nuk arriti të kthehej në protagonist. Por nga ndeshja nuk ka dalë pa pasoja, pasi pati gjakderdhje në fushë për një moment, pasi u dëmtua në kokë. Zgjedhja e Muriqit ishte që të vazhdonte ndeshje i fashuar, pasi nuk mund ta humbiste një moment të tillë. /Sport Ekspres/