Samuel Eto është i bindur se portieri i Interit, Onana, është më i mirë se ai i Milanit, Maignan. Pavarësisht se në media është folur vetëm për këtë të fundit, që ka kryer pritje të mrekullueshme, statistikat i japin më shumë avantazh Onanas.
“Derbi i Milanos? Për mua është në vendin e dytë pas El Clasico, në kushte normale. Por shkon në vendin e parë nëse po flasim për një gjysmëfinale të Champions League. Në Itali kam parë ndeshje të jashtëzakonshme, por kjo është unike.
Për mua Onana është më i fortë se Maignan. Ai nuk ka qenë i bindur për ardhjne te Inter, e këshillova që të pranonte pasi ishte një hap përpara për të dhe sot jam i lumtur që e bëra pasi do të luaj në finalen e Champions League”, tha Eto. /Sport Ekspres/