Derbi i Madridit nuk kalon qetë, Atletiko thumbon Realin: Janë mësuar ta kenë erën në favorin e tyre

Derbi mbetet gjithnjë derbi dhe përplasjet apo tensionet janë shpesh herë pjesë e tij. Atletiko Madrid dhe Reali i Madridit u ndanë në paqe 1-1 në fushën e lojës, por jashtë saj situata duket se nuk ka kaluar aq qetë. Bardhekuqtë kanë thumbuar rivalët e tyre të përjetshëm nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“Ata kritikojnë edhe sukseset … Disa janë mësuar të kenë gjithmonë erën në favor të tyre“, shkruan Atletiko Madrid në faqen zyrtare në “Twitter“. Një mesazh ironizues ky, duke akuzuar “galaktikët“ për faktin se shpesh janë mësuar t’i kenë gjërat të drejtuara kah tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *