Kosova u përball dje kundër Greqisë, në ndeshje që u mbyll në barazim 1-1. Derbi i Ballkanit u mbyll në paqe si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj. Kombëtarja greke duket se ka mbetur tejet e kënaqur nga mikpritja dhe bujaria shqiptare, teksa Federeata helene i ka dërguar letër falenderimi FFK-së.
Në të pala greke shpreh gjithë mirënjohjen që ndjen për ngrojtësinë dhe dashamirësinë me të cilën janë pritur në Prishtinë. Gjithashtu shton se shpresojnë që po të njëjtën sjellje të reflektojnë edhe në rastet kur Kosova do të udhëtojë drejt Greqisë për të luajtur futboll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Letra e Federatës Greke të Futbollit drejtuar FFK-së:
I dashur President,
I dashur Sekretar i Përgjithshëm.
Të dashur miq,
Do të donim t’ju falenderonim edhe një herë për mikpritjen tuaj dashamirëse dhe bujare gjatë qendrimit të Kombëtares sonë në Kosovë. Shpresoj të jemi në gjendje t’ju ofrojmë të njëjtën mirësjellje delegacionit tuaj gjatë udhëtimit të ardhshëm për ndeshjen zyrtare mes vendeve tona dhe do të donim t’ju siguronim se Federata Helene e Futbollit është gjithnjë në dispozicion për çdo bashkëpunim mes Federatave tona, për zhvillimin e lojës më të dashur.
Sinqerisht, Iakevos Filippousis, Sekretari Ekzekutiv