Deportivo e nis nga zero, largohet Sedorf

Që në shkurt, kur mori drejtimin E Deportivo La Korunjas, Klarens Sedorf vendosi një bast tepër të rrezikshëm. Është mësuar ta bëjë një gjë re tillë, por nëse si futbollist triumfoi kudo, duke u shpallur kampion Europe nga Holanda deri në Itali, si trajner ka gabuar.

E mori Deportivon në fund, të shthurur dhe pa besim te mbijetesa. U deshën shumë javë që të vinte fitorja e parë dhe kur skuadra nisi re luante mirë e të fitonte, koha kishte mbaruar.

Tani Deportivo e nis nga Segunda dhe përveç revolucionit në skuadër, ndryshon edhe në stol. Sedorf ishte gati që të qëndronte, por klubi galician nuk i ka ofruar rinovim. Tani synimi është një trajner ekspert për kategorinë e dytë spanjolle dhe basti Sedorf u humb pa nisur mirë sfida.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *