Depai i thotë “po” Milanit, tani pritet takimi me Lionin

U desh një vit për të krijuar boshtin dhe tashmë Milani duhet të shohë të ardhmen me më shumë optimizëm, sepse organika është ndërruar totalisht në krahasim me vitet e fundit, duke fituar edhe mentalitet, në sajë të punës së jashtëzakonshme të Gatuzos. Kështu, pas 250 mln eurove të shpenzuara gjatë verës së shkuar dhe pasi në janar pati një “ngrirje” sa i përket operacioneve, pas vetë kërkesës së trajnerit, që donte të vlerësonte grupin që kishte në dispozicion dhe që në fazën e parë me Montelën kishte zhgënjyer totalisht. Tashmë, Milani “2” pritet të jetë më i kufizuar në merkato, por për faktin se duhen vetëm ato 3-4 goditje që do të rrisin edhe më shumë vlerën e grupit.

Edhe pse UEFA mban ende pezull Milanin sa i përket “dritës jeshile” për të marrë pjesë ose jo në kupat e Europës, merkato po bëhet “nën zë”, ose “rrogoz”, pasi Mirabeli është duke mbajtur kontakte dhe punuar. Sigurisht, për të mbyllur operacione të mundshme duhet pritur mesi i qershorit, kur organi i UEFA-s do të prononcohet, pasi klubi kuqezi të paraqesë një tezë mbrojtëse. E ndërsa me atë punë po merren juristët dhe avokatët, operacionet në fshehtësi për të përforëcuar ekipin nuk kanë reshtur. Objektivat kryesorë janë një sulmues krahu që shënon shumë, një bomber dhe një mesfushor që ka në gjak golin dhe gjithashtu është dinamik.

Dhe, emri i parë në listë është Memfis Depai. 19 janë golat e realizuar me fanellën e Lionit, që ka rritur vlerën e kartonit të tij pikërisht për këtë arsye, por Milani nuk ka ndër mend të heq dorë. Klubi kuqezi po punon prej muajsh për këtë transferim, me udhëtime të vazhdueshme të “scout” kuqezi në Francë, për të mbajtur kontaktet e nxehta.
Cilësi – Milani po kërkon një futbollist pikërisht me karakteristikat e tij, një lojtar krahu që të dijë të bëjë diferencën, driblojë dhe të shënojë. Ligue 1 nuk është në nivelin e Serisë A, sigurisht, por golat e holandezit janë garanci. E shkuara e tij flet për dy skuadra të mëdha si Mançester Junajtidi dhe PSV. Shumë skuadra e kanë ndjekur gjatë kësaj periudhe. Vlera? Për momentin, Lioni nuk ulet më poshtë se 50 mln euro.

Hapja? – Futbollisti holandez, sipas medieve italiane, duket se ka shprehur pëlqimin e tij për t’u veshur kuqezi dhe ka thënë “po”. Rroga nuk është problem, sigurisht, ashtu si edhe roli në vitrinë te kuqezinjtë, me Gatuzon që mund ta përmirësojë edhe më shumë. Por, pengesa është Lioni, që për momentin nuk bën skonto. Mirabeli do të nisë takimet me drejtuesit francez shumë shpejt, për t’i intensifikuar dhe për të arritur një akord sa më shpejt, përpara se të nisë një ankand.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *