Dënohet trajneri i Interit dhe Calhanoglu, Asllanit i vjen një tjetër shans për të shuar kritikat 

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një tjetër shans i artë vjen për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar do të ketë një tjetër mundësi në dorë për të shuar të gjitha kritikat kundër tij. Interi do të përballet në ndeshjen e radhës kundër Veronës në Serinë A, ndërsa ka humbur rrugën e titullit kampion me Napolin. 

Por në ditën e sotme, Federata Italiane e Futbollit ka gjobitur dhe dënuar me një ndeshje pezull trajnerin Inzaghi dhe Calhanoglu për shkak të një problemi me tifozët. Kështu Calhanoglu do të mungojë kundër Veronës dhe kjo i jep më shumë shanse Asllanit për ta nisur nga minuta e parë duke parë edhe nivelin e Veronës, megjithëse nuk do të ishte çudi që te Interi të provohej edhe Zielienski në vendin e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/