“Dënohet” edhe dhia e klubit të Bundesligës pa stadium, nuk ndodhte që prej vitit 2008

Ekipi i Këlnit që luan në Bundesligë, nuk do të ndjenjë vetëm mungesën e tifozëve, por njëkohësisht edhe të simbolit që ka skuadra. Pikërisht dhia që paraqitet edhe në stemën e skuadrës, shërbente si një maskotë duke u paraqitur para fillimi të çdo ndeshje për të sjellë fat.

Bëhet fjalë më saktësisht për “Hennes 9” që nuk do të lejohet më në stadiume, të paktën deri në mbylljen e këtij sezoni. Kjo e ardhur pas masave që ka marrë Bundesliga për rifillimin e sezonit, i cili do të jetë i pari në Europë që do të hapet në këtë fundjavë. Ka qenë vërtet e rrallë mungesa e kësaj kafshe për Këlnin, ndërsa hera e fundit që ka munguar i përket vitit 2008 në ndeshjet e zhvilluara ndaj Hofenheimit dhe Mainzit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *