Dënimi për Tiranën, flet presidenti Halili: Ishte i drejtë, ata i kishin të gjitha pamjet

Komisioni i Disiplinës e mori në ditën e sotme vendimin për përballjen dhe incidentet që ndodhën mes Tiranës dhe Partizanit. Kështu, për ta nisur me 4 ndeshjet pa tifozë për bardheblutë, për të vazhduar me përjashtimin e grupimit “Capital Crew” për gjithë sezonin dhe largimin e disa tifozëve problematikë përjetësisht nga stadiumi.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në një rrëfim të shkurtër për “A2 News” e ka cilësuar tërësisht të drejtë këtë vendim, pasi personat që e ndërrmorën i kishin të gjitha pamjet.

“Vendimet kur merren ato kanë dokumentacionet, pamjet dhe të gjitha. Janë edhe shumë të kujdesshëm. Besoj se kanë parë dhe vendimi është i drejtë. Kemi bërë propozim dhe kërkuam të mos dënohej i gjithë stadiumi. Na dukej e padrejtë, pasi për 10 njerëz nuk mund të dënohej e gjithë tifozeria”, ka thënë Halili. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online