Dënimi për kapitenin e Rusisë, përjashtohet se del në publik duke…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kombëtaren e Rusisë, teksa kapiteni Artem Dzyuba është përjashtuar nga ndeshjet e nëntorit. Shkak i këtij dënimi është publikimi i një video të sulmuesit të Zenit, ku ai ishte duke masturbuar. Menjëherë ky klip u bë viral në rrjetet sociale dhe Artem Dzyuba u bë lajmi i ditës.

Të shumtë ishin tifozët e Zenitit të cilët e kanë kryqëzuar sulmuesin e skuadrës së tyre për këtë video duke e konsideruar të turpshme dhe jo profesionale. Megjithatë faqja zyrtare e kombëtares ruse theksoi se ky nuk ishte një përjashtim por thjesht një pushim për t’i dhënë kohës kapitenit të tyre që të mendojë më mirë për situatën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *