Dënimi për Grimën, ndryshohet vendimi për ish-trajnerin

Ish-trajneri i kombëtares së femrave kuqezi, Armir Grimaj u arrestua në muajin shtator të vitit të shkuar, pas një operacioni nga policia që goditi të gjithë rrjetin “Bajri”. Shkak u bë një telefonatë në drejtim të Grimajt, që gjatë asaj periudhe ishte trajner dhe me anë të kësaj lidhjeje telefonike, kërkohej ndikimi i 44-vjeçarit për një ndeshje futbolli.

Sot, Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar vendimin për Grimajn, që fillimisht ishte dënuar me arrest në burg. Vendimi i ri e ka dënuar ish-trajnerin e kombëtares së femrave me arrest shtëpie.

Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të dënimit fillestar, atë me arrest në burg, por seanca e sotme e mbajtur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me arrest shtëpie për 44-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *