Dënimi i Manchester City tremb Serie A, UEFA zbarkon në Itali për të kontrolluar financat

Pas dënimit të rëndë të Manchester Cityt për shkak të mos respektimit të “fair-play”-t financiar, tashmë radhën duket se e ka Italia. Sipas asaj që raportojnë mediat përtej Adriatikut, UEFA ka nisur të hedhë sytë nga Serie A, ku do të shqyrtojnë lëvizjet financiare të klubeve që luajnë në elitën italiane.

Shkak për këtë janë bërë “plusvalencat fiktive”, që përdoren nga skuadrat për të balancuar financat e tyre. Shumë klube rrisin kartonin e lojtarëve të tyre të shitur për të sjellë në balancë shifrat e shpenzuara për të blerë futbollistë. Të rrezikuara këtu mbeten emra të njohur në futbollin italian, si Roma, Interi apo edhe Juventus, që vitet e fundit ka bërë shpenzime vërtet të mëdha për të përforuar ekipin. Kështu, UEFA nuk ka ndërmend t’i lërë financa e klubeve të kalojnë lehtë, teksa do të zbarkojnë në Itali për të shqyrtuar hollësisht gjithë hyrje-daljet në arkat e ekipeve të Serie A./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *