Dënimi i Kobinasë bën xhiron e mediave në Ganë, lojtarit: Kujdes se kam familjen në aty, nuk ia kam idenë nga dalin këto lajme

Gjykata mori vendimin për çështjen e Uinful Kobinasë, i cili ishte nën akuzë për falsifikim dokumentash. Verdikti ishte 4 muaj burg, por që më pas u konvertuan në 100 orë shërbim komunitar për lojtarin e Tiranës për shkak të sjelljes së mirë të këtij të fundit. Lajmi ka bërë xhiron e mediave edhe në Ganë, të cilat kanë njoftuar lexuesit se mesfushorin e bardhebluve e prisnin 4 muaj burg në Shqipëri.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e Kobinasë, i cili i lutet mediave në vendlindjen e tij të jenë më të sakta në përcjelljen e lajmit, duke mohuar faktin që është dënuar me 4 muaj burgim. Përmes një videoje, lojtari i kampionëve të Shqipërisë thekson se e gjitha ka ndodhur për shkak të pasaportës shqiptare që iu dha nga presidenti Meta, si dhe kërkon kujdes për lajmet e shpërndara, pasi famijla e tij jeton në Ganë dhe mund të shqetësohet mbi këtë fakt.

“Kam parë ca lajme që vijnë rrotull në Ganë, ku thuhet se jam dënuar me 4 muaj burg sepse kam falsifikuar disa dokumente. Nuk ia kam idenë për gjithë këto lajme që qarkullojnë në Ganë. Mund të them se të gjitha këto gjëra po ndodhin për shkak të pasaportës që mu dha. I lutem mediave, shikoni njëherë faktet përpara se të publikoni histori të tilla, sepse kam një familje në Ganë”, ishin fjlaët e Uniful Kobinasë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *