Tashmë janë dhënë dënimet sa i përket ndeshjes mes PSG dhe Marsejës që u shndërrua në një arenë boksi. Nejmar ia ka hedhur paq me goditjen që i ka bërë Alvaro Gonzalez duke mos u dënuar për shumë gjatë, por vetëm me dy ndeshje mungese.
Po kaq është dënimi që vjen edhe për Paredez, ndërsa më keq e ka pësuar Kuwzawa që u përfshi së tepërmi në këtë sherr, teksa do të mungojë për gjashtë takime pasi ishte më agresivi. Ndërkohë protagonistët dhe fajtorët e përplasjes duket se ia kanë hedhur paq përkohësisht.
Nga ekipi i Marsejës është dënuar vetëm Amavi me tre takime dhe Benedetto me një të tillë. Sa i përket Alvaro Gonzalez, ky i fundit nuk ka marrë asnjë dënim. Komisioni i Disiplinës në Francë është duke parë gjithçka sa i përket ankesave të Nejmarit se lojtari i Marsejës ka bërë thirrje raciste dhe së shpejti do të ketë një vendim të ri për të.
Së bashku edhe me Di Marian, teksa pamjet filmike e kanë tradhëtuar pasi shihet duke pështyrë kundërshtarin, por edhe për këtë futbollist nuk ka një dënim aktualisht. /Sport Ekspres/