Dëmtohet talenti i shumëpritur Dobra, Shqipëria e Dedes e gjen zëvendësuesin në Superiore

Shqipëria U-19 e ka nisur prej disa ditësh grumbullimin për përballjen që do të ketë ndaj Polonisë. Një ndeshje miqësore kjo, ndërsa të gjithë e kishin vështrimin te talenti i madh që luan me Ipswich, Armando Dobra.

Por ky i fundit është dëmtuar në përballjen ndaj Gillingamit në Kupë, atje ku u fitua me rezultatin 4-0 dhe talenti shqiptar dha një asist fantastik. Për të zëvendësuar këtë mungesë të madhe, trajneri ka parë tek futbolli vendas, në Superiore. Kështu, është Dejvid Kapllani nga Teuta që do të marrë vendin e Dobrës te Shqipëria U-19. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online