Nuk ka nisur mbarë sezoni i ri për sulmuesin e Shqipërisë, Sokol Cikalleshi. Kavajasi që luan me skuadrën e Osmanlisporit po vuan një dëmtim. Medie turke raportojnë se sulmuesi nuk po stërvitet me grupin, por po zhvillon stërvitje individuale.
Ai është nën kujdesin e stafit mjekësor, por nuk dihet ende probleme që ka sulmuesi e as shkalla e dëmtimit. Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, shpreson që të mos ketë diçka serioze, pasi alternativat në sulm i ka të kufizuara.
Me Sadikun e dëmtuar, Balajn që ka patur probleme me dëmtimet nuk i duhet një humbje tjetër në repartin ofensiv. Cikalleshi nuk ndryshoi ekip gjatë merkatos së verës, pavarësisht se u përfol se mund të largohej.