Vllaznia dhe Kastrioti kanë zbritur ditën e sotme në fushë për të luajtur një takim miqësor mes tyre, në mënyrë që të testojnë ekipin përpara fillimit të sezonit të ri. Por ndeshja nuk ka mundur të shkojë deri në fund, pasi është ndërprerë në minutën e 60-të.
Një ditë e hidhur kjo për lojtarin e krutanëve, Luis Gjini, i cili është edhe arsyeja përse ky takim nuk është ndalur. Mbrojtësi është përplasur ashpër me njërin prej kundërshtarët e Vllaznisë dhe nuk mund t’i kontrollonte ulërimat nga dhimbja.
“Supersport‘“ raporton se Gjini mund të ketë thyer këmbën nga ai dëmtim. Nga të dyja skuadrat ka pasur gatishmëri për t’i ardhur menjëherë në ndihmë lojtarit të ri, ndërsa më pas është vendosur edhe ndërprerja përfundimtare e takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/