Nuk kishte si mbyllej më mirë kjo ditë për numrin një të Partizanit Gaz Demi, ku ekipi i tij edhe njëherë tjetër arrin të fitojë ndaj rivalit të përjetshëm, Tiranës.
Në prononcimin për media pas përfundimit të takimit, përgënjeshtron të gjitha polemikat, se trajneri Lerda do të shkarkohej në rast humbje të derbit. Gjithashtu shtoi se ekipi i tij nuk ka nevojë për premio, pasi lojtarët i marrin rrogat rregullisht. Zëri i Demit ishte i ngjirur, që tregon se presidenti e ka shijuar së tepërmi fitoren.
“Tirana nuk fiton sa të jem unë? Nuk ka mbaruar akoma filmi. Nuk ka pasur asnjëherë problem me trajnerin Lerda, por këta janë lajme të gazetave. Partizani i gjallë ka qenë, nuk e di për cfarë i flisni këto gjëra. Është vetëm fillimi I kampionatit, por që Partizani nuk është akoma shumë i fortë. Nuk kanë nevojë lojtarët e Partizanit për premio, I marrin rrogat rregullisht”, ka thënë Demi. /Sport Ekspres/