Demat syojnë kreun, ndaj Skënderbeut bilanci i pesë ndeshjeve të fundit premton përballje të zjarrtë

Mesjava ka sjellë ndeshje mjaft surprizuese në xhiron e nëntë të kampionatit shqiptar. Me fitoret e tyre, Laçi dhe Bylisi kanë ndryshuar renditje duke pozicionuar ballshiotët në vendin e parë. Ndërkohë Teuta dhe Tirana bëjnë një hap pas duke i dhënë mundësinë Skënderbeut dhe Partizanit të afrohen. Madje këta të fundit synojnë të mbërthejnë kreun me një fitore të mundshme në ndeshjen e sotme përballë korçarëve.

Bilanci i të paktën pesë ndeshjeve të fundit midis dy skuadrave është i barabartë, sa i takon ndeshjeve kur Partizani ka qenë ekipi pritës. Dy fitore, dy humbje dhe një barazim kanë rregjistruar demat në këtë hark kohor. Si për çudi edhe shënimi i golave është i barabartë, nga tre për secilën skuadër. Një pasqyrë e tillë lë çdo gjë të hapur në ndeshjen e fundit të javës së nëntë mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Padyshim një fitore do të rriste besimin akoma më tepër tek të kuqtë duke qenë se ndeshjet e para në kampionat nuk sollën rezultatet e duhura. Ndërkohë Skëndërbeu i Dajës ka treguar se në këtë sezon po fiton me vështirësi teksa humbja me goleadë në Shkodër lëkundi jo pak pozitën e korçarëve. Megjithatë në “Selman Stërmasi” do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë për të dy skuadrat, e cila pritet  të dhurojë edhe  spektaklin e merituar për tifozeritë./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online