Anglia fitoi dje ndaj Sllovakisë 2-1 dhe hodhi një hap vendimtar drejt Kupës së Botës, por pas ndeshjes u fol më shumë për një gjest të mesfushorit anglez Dele Alli, i cili u kap nga kamerat duke i treguar dikujt gishtin e mesit.
Mendohet se gjesti ka qenë ndaj arbitrit, që ishte përballë mesfushorit, në një distancë të largët, por ndërkohë pranë tij ishte edhe Kajl Uoker, shoku i Alli te Totenhemi.
When your mum shouts ‘ dinner’ and you go downstairs and it’s not even ready ? #delealli pic.twitter.com/jMQeW5UxHY
— nicole (@nicgillham) September 4, 2017
Kjo bëri që Geret Sauthgejt ta zëvendësonte Allin dhe pas ndeshjes trajneri tha se ishte thjesht një gjest drejtuar Uoker: “Janë shokë skuadre, kanë një mënyrë të çuditshme komunikimi, Alli e kishte me Uoker”.
Kjo teori u përkrah edhe nga vetë Alli, i cili pas ndeshjes në Tëitter shkroi: “Sa për sqarim, gjesti i ndeshjes së sotme ishte mes meje dhe shokut tim të mirë Uoker. Ndjesë nëse kam ofenduar ndokënd”.
Gjithsesi, shikimi i tij në momentin e gjestit nuk ishte aq miqësor dhe arbitri i ndeshjes mund të ketë regjistruar gjithçka, ndaj mesfushori rrezikon pezullim të gjatë, çka Anglia shpreson ta evitojë, pasi bëhet fjalë për një lojtar kyç.