Del nga gara ekipi i “Premier League”, Florian Kamberi me dëshirën për t’u ngjitur në Bundesligë

Florian Kamberi është pranë mbylljes së marrëveshjes për të nisur aventurën e re në karrierë. Sulmuesi shqiptar ka një pagë të lartë te St Gallen dhe nuk i përshtatet skemës së trajnerit. Për këtë arsye do të vijë edhe largimi i tij, ndërsa në garë ishin Evertoni dhe Bochum për ta marrë në huazim me të drejtë blerje.

Por së fundmi është skuadra angleze që ka dalë nga gara. E vetmja e mbetur e cila shihet si ofertë serioze është Bochum që ndodhet në vendin e dytë në “Bundesliga 2”, e cila ka objektivin për t’u ngjitur në elitën e futbollit gjerman. Për Kamberin ka edhe disa interesime që vijnë nga liga e dytë në Skoci, ndërsa lojtari nuk dëshiron që të dëgjojë rreth tyre pasi kërkon nivelet më të larta në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online