Armando Dobra është treguar edhe njëherë tjetër protagonist te Chesterfield. Lojtari shqiptar ka dhënë dy asist në fitoren e Chesterfield në shifrat 3-0 kundër Boreham. Për shkak të diferencës së madhe së pikëve nga vendi i dytë, 5 javë nga fundi i kampionatit, Chesterfield është shpallur zyrtarisht kampion.
Lojtarët kanë festuar së bashku me tifozët, që lanë shkallët e stadiumit dhe u futën në fushën e blertë. Ndërkohë Armando Dobra zgjodhi që të merrte me vete flamurin e Shqipërisë për ta valëvitur mes krenarisë. Dobra ia doli që të shpallej kampion në National League dhe nga sezoni tjetër do të luajë në League Tëo në Angli. /Sport Ekspres/