Del kundër shumicës, Jorginho vlerëson Lukakun te Chelsea: Sulmuesit e tjerë nuk e kanë këtë veçori, kthehet…

Lukaku ishte një nga lojtarët më të mirë te Serisë A vitin e kaluar, kur udhëhiqte repartin e sulmit të Interit. Megjithatë dëshira për tu rikthyer në shtëpi, bëri që belgu të lërë zikaltërit dhe të riveshë fanellën e Chelsea-t. Londinezët shpenzuan jo pak, por 120 milionë euro për të marë shërbimet e Lukakut, megjithatë duket së deri tani ka qenë një transferim i dështuar.

28 vjeçari ka shënuar vetëm 6 gola me fanellën e bluve në një hark kohor prej 4 muajsh. Fatmirësisht për trajnerin Tuchel, Lukaku ka realizuar dy gola në dy ndeshjet e fundit, duke dhënë shenja shprese për të ardhmen. Nga ana tjetër, forma e dobët e Lukakut, nuk e shqetëson aspak mesfushorin italian të skuadrës, Jorginho i cili ka thënë se ai ka karakteristika që asnjë tjetër sulmues nuk i zotëron.

“Lukaku ka një veçori që kthehet prapa për të rikuperuar topa, duke na ndihmuar ne mesfushorët. Kjo është një karakteristikë që ai e ka dhe sulmuesit e tjerë nuk e kanë. Ndaj Aston Villës, u fut në fushë dhe na ndihmoi shumë”- u shpreh Jorginho duke thurur elozhe për Lukakun. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online